75 Mall Live Search
20:25 / E Mërkurë, 18 Qershor 2025 / Gj. Sh

Drita nis transferimet, zyrtarizon futbollistin që ishte pjesë e Feronikelit ’74

Drita ka nisur transferimit për sezonin e ri.

Kampioni i Kosovës është përforcuar me qëndërmbrojtësin, Endrit Morina, shkruan IndeksOnline.

Morina sezonin e fundit ishte pjesë e ‘Feronikelit ’74, ndërsa ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me Dritën, e vlefshme deri në vitin 2028.

”Endrit Morina është lojtari ynë më i ri

Kemi knaqësinë të ju njoftojmë që kemi përforcuar repartin mbrojtës  me lojtarin tonë më të ri, Endrit Morina.

Ednriti sot në ambientet e klubit është pritur nga Drejtori Sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese së bashku në rrugëtimin e përbashkët.

Morina luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe si futbollistë është zvilluar në futbollin zvicerian, por që sezonin e fundit luajti në Superligën e Kosovës me mjaft sukses me ekipin e FC Feronikeli 74 nga Drenasi.

Endriti ka nënshkruar kontratë deri në qershor 2028 dhe do të jetë një forcë shtesë në repartin e mbrojtjes te ekipi ynë.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/