75 Mall Live Search
12:31 / E Premte, 07 Gusht 2020 / indeksADMonline

Drita niset për Zvicër, një futbollisti s’i miratohet viza

Drita ka marrë rrugë drejt Zvicrës, atje ku do të zhvillojë fazën paraeliminatore të Ligës së Kampionëve.

Ndeshjet e kësaj faze do te zhvilllohen ne stadiumin “Colovray Sports Centre” në Nyon të Zvicrës.

Drita do të përballet të shtunen me fillim nga ora 18:00 me kampionin e shtetit të Andorras, Inter Escaldes.

Drita në këto ndeshje nuk do të mund të llogaris në futbollisti Olti Mehmeti pasi që të njëjtit i është refuzuar nga Ambasada e Zvicrës./Indeksonline/