19:45 / E Martë, 16 Gusht 2022 / Gj. Sh

Drita njofton se sa do të jetë jasht fushave Muharrem Jashari

Futbollisti i Dritës, Muharrem Jashari, ka pësaur një lëndim në ndeshjen e parë të sezonit të ri ndaj KF Trepça ’89.

Klubi i Dritë ka kryer ekzaminimet mjekësore dhe ka njoftuar se futbollisti Muharrem Jashari, do të jetë jashtë fushave për tre javë, transmeton IndeksOnline.

”Në ekzaminimet e para doli që Muli ka pësuar frakturë dhe ka mbyllur sezonin vjeshtorë, por pas ekzaminimeve shtesë rezultoi që Muli ka pësuar lezion të ligamentit të shkallës së dytë që do ta mbajë jashtë fushës vetëm tre javë.”, thuhet në njoftimin e FC Dritës.

Klubi i ka uruar shërim dhe kthim sa më të shpjetë./IndeksOnline/