75 Mall Live Search
20:48 / E Shtunë, 15 Tetor 2022 / C E

Drita nuk di për humbje, ja tabela momentale e Superligës së Kosovës

Dy ndeshjet e programit të sotëm të Superligës së Kosovës prodhuan disa rezultate tejet interesante, ku edhe një herë skuadra e Dritës arriti të arkëtojë pikët e plota dhe ta përforcojë kreun e tabelës.

Drita e mposhti sot si mysafire skuadrën e Dukagjinit në stadiumin “18 Qershori” me rezultat minimal 1:0.

Goli që ia siguroi tre pikët “Intelektualëve” erdhi nga Ardian Limani në minutën e 6’ të ndeshjes.

Po ashtu, fitore sot regjistroi edhe skuadra e Prishtinës, e cila e mposhti me rezultat të ngushtë 2:1 Ferizajn.

Golat te skuadra e Ismet Munishit i realizoi Leotrim Kryeziu (minuta e 6’ dhe 67’), kurse te Ferizaj golin e nderit e shënoi Donat Hasanaj në minutën e 83’.

Pas këtyre dy ndeshjeve, Drita vazhdon që ta kryesojë tabelën e Superligës ku deri tani nuk ka regjistruar as edhe një humbje, kurse Prishtina tani zë vendin e tretë me 15 pikë të arkëtuara.

Në anën tjetër, pas humbjes sot, Ferizaj zë vendin e fundit në tabelë me tetë pikë, aq sa ka edhe Dukagjini në vendin e nëntë.

Më poshtë mund ta gjeni tabelën aktuale të Superligës së Kosovës.

This image has an empty alt attribute; its file name is Tabela-1-1024x551.png