75 Mall Live Search
15:34 / E Mërkurë, 04 Nëntor 2020 / C E

Drita nuk gabon, me një supergol tri pikë i fiton

Drita ka fituar me rezultat 0-1 ndaj Trepça ’89 në ndeshjen e javës së 11-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Skuadra nga Gjilani mori tri pikë shumë të vështira në Mitrovicë ndaj një minatorëve që ishin shumë të organizuar sidomos në pjesën e dytë.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Xhevdet Shabani në minutën e 15-të.

Futbollisti i Trepça ’89 realizoi gol nga gjuajtja e lirë nga një distancë rreth 24 metra.

Me këtë fitore, Drita është në vendin e dytë në tabelë me 22 pikë, tri pikë më pak se Ballkani që ka një lojë më shumë.

Trepça ’89 mbetet në vendin e gjashtë me 14 pikë.  /IndeksOnline/