75 Mall Live Search
12:08 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Drita nuk ndalet, prezanton transferimin e radhës

Klubi i Futbollit Drita ka vazhduar përforcimet për këtë afat kalimtar veror.

Edhe pse është ditur ditë më parë, se Donat Hasanaj do ta vazhdojë karrierën tek klubi gjilanas, Drita vetëm sot ka zyrtarizuar transferimin e tij.

Ata e kanë bërë të ditur një gjë të tillë, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.

20 vjeçari më parë ka qenë pjesë e skuadrës së Prishtinës, ku ditë më parë ka shkëputur kontratën me kryeqytetasit.

Hasanaj është pjesë edhe e kombëtares U21 të Kosovës.