Drita pa timonier, Josa i kërkon pagë të madhe, nis bisedimet me një trajner tjetër

Drita vazhdon të jetë pa trajner që nga dorëheqja e Arsim Thaçit. Skuadra e famshme kosovare kishte synim marrëveshjen me Mirel Josën.
Por, duket se marrëveshja me ish-trajnerin e Prishtinës ka dështuar për shkak të pagës që kërkonte trajneri shqiptar.
Raportohet se Drita do të nis bisedimet me një shqiptar tjetër, Sero Noka. Drejtuesit e Dritës kanë kontaktuar 30 vjeçarin me origjinë nga Kukësi.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vet trajneri në një përgjigje të shkurtër.
“Jemi në kontakt me skuadrën e Dritës, nuk ka asgjë konkrete mirëpo të ardhmes nuk i dihet”, tha ai për Kanal10.

Orët në vazhdim mund të jenë vendimtare për ta caktuar trajnerin e ri të Dritës./Indeksonline/