22:53 / E Enjte, 22 Korrik 2021 / OSH

Drita për çdo lëvdatë, arrin barazim kundër Feynoordit, kualifikimin do ta kërkoj në Holandë

Klubi i Dritës ka arritur të bëj një paraqitje fantastike kundër Feynoordit në ndeshjen e parë kualifikuese në kuadër të Konferencë Ligë.

“Intelektualët” kanë barazuar me rezultat 0:0 me holandezët në “Fadil Vokrri”, transmeton Indeksonline.

Drita u tregua fantastike në anën defansive duke mos e lejuar Feynoordin të tund rrjetën. Klubi holandez goditi shtyllën në minutën e 95-të.

Klubi kosovar do të kërkoj kualifikimin në ndeshjen kthyese me 29 korrik në Rotterdam. /Indeksonline/