Drita përforcohet me Ardijan Cuculin
Klubi i futbollit, Drita ka zyrtarizuar transferimin e Ardjian Cuculit nga ekipi i Kukësit.
32 vjeçari nga Maqedonia ka gjithashtu edhe nënshtetësinë shqiptare, ndërsa ka luajtur për grupmoshat e reja të përfaqësueses së Maqedonisë dhe disa paraqitje edhe me ekipin e parë.
Drita po përgatitet për sezonin e ri që do të fillojë këtë javë dhe shikuar në transferimet e të gjitha ekipeve pritet të jetë një sezon i mrekullueshëm.
Drita me anë të një postimi në Facebook e ka bërë publike lajmin për transferimin e Cuculit dhe thanë që prezentimi do të bëhet në ditët në vijim./Indeksonline/
