75 Mall Live Search
15:01 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / C E

Drita përforcon kreun e tabelës, Nikli ngjitet në vendin e katërt

Drita ka shënuar fitore në udhëtim te Drenica me rezultat 0-3 në ndeshjen e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës.

Golat për Intelektualët i shënuan Ajzeraj (45+2), Gerbeshi (49’) dhe Haxhimusa në minutën e 90-të.


Në ndeshjen tjetër, Feronikeli ka mposhtur Besën me rezultat 3-0.

Skuadra nga Drenasi mori tri pikë që e kanë ngjitur në vendin e tretë në tabelë.

Golat për Niklin i shënuan Maliqi në minutën e nëntë, Malaj në minutën e 45+1 dhe Simonovski në minutën e 88-të.


Drita mban kreun e tabelës me 39 pikë, katër më shumë se Ballkani që ka një lojë më pak.

Prishtina është në vendin e tretë me 28 pikë derisa Feronikeli dhe Gjilani i kanë nga 23 pikë. /IndeksOnline/