Drita pëson humbje nga Celje, pranon gol në sekondat e fundit
IndeksOnline
E Enjte, 19 Shkurt 2026 22:55Drita ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të play-offit të Conference League, ndaj Celjes.
Edhe pse kishte një disavantazh prej dy golave në pjesën e parë, Kampioni i Kosovës u rikthye në pjesën e dytë, duke barazuar rezultatin në 2-2, por në sekondat e fundit të ndeshjes, Celje shënoi përsëri dhe fitoi me rezultat 3-2, shkruan IndeksOnline.
Armandas Kucys shënoi golin e epërsisë për Celjen, në minutën e 19-të, derisa sulmuesi kosovar, Milot Avdyli dyfishoi rezultatin në minutën e 42-të.
Në pjesën e dytë, Drita shënoi dy gola, fillimisht me Blerim Krasniqin, në minutën e 59-të e pastaj Liridon Balaj i cili me një supergol në minutën e 75-të, shënoi pë 2-2.
Por ky gol nuk kishte vlerë të madhe, pasi Matej Poplatnik shënoi në 90+4 duke i dhuruar fitoren Celjes.
Ndeshja e kthimit zhvillohet me 26 shkurt në stadiumin ”Z’dezele”, në Celje./IndeksOnline/








