75 Mall Live Search
12:29 / E Shtunë, 18 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Drita pret Dukagjinin në Gjilan, formacionet zyrtare

Sot zhvillohen tre ndeshje interesante në futbollin kosovad, të vlefshme për javën e 20-të të AlbiMall Superligës.

Në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, Drita do të jetë nikoqire e Dukagjinit, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja fillon nga ora 13:00.

Intelektualët vijnë në këtë ndeshje pas humbjes nga Trepça ’89, dhe do të kërkojnë fitoren për të mbetur në garë me Ballkanin për titullin e Kampionit.

Në anën tjetër Dukagjini vjen pas fitores nga Prishtina, dhe do të synoj edhe tre pikë të reja, për të luftuar me skuadrat e tjera për një ve d që dërgon në garat evropiane.

Dy trajnerët tanimë kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë sfidë shumë të rëndësishme.

Formacionet zyrtare:

Drita: Maloku, Krasniqi, Limani, Vitija, Blakçori, Jashari, Namani, Baftiu, Selmani, Ajzeraj, Tahiri.

Dukagjini: Muhaxhiri, Hugo, Basriu, Dallku, Kuci, Khomutov, Morina, Ahmeti, Zulfiu, Merlaku, Januzi./IndeksOnline/