22:15 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Drita – Prishtina, ja kur pritet të luhet Superkupa

Prishtina ka triumfuar në finalen e Kupës së Kosovës pasi kanë mposhtur Vëllaznimin pas penalltive.

Në anën tjetër Drita javë më parë është shpallur kampion i Superligës pikërisht në ndeshjen kundër rivalëve direkt.

Por dy kampionët e dy trofeve të Kosovës do të luajnë në Superkupë gjatë verës.

Superkupa pritet të luhet para fillimit të sezonit të ri me 12 ose 13 gusht.

Këto data janë vetëm të bazuara në ndeshjet e viteve të kaluara pasi që nuk është zyrtare. /IndeksOnline/