Drita publikon formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Trepça ’89

Sot do të luhen ndeshjet e fundit në kuadër të javës së 24-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Trepça ’89 do ta presë në shtëpi skuadrën e Dritës, ndeshje kjo e cila luhet me fillim nga ora 17:00.
Tanimë skuadra e Dritës ka publikuar edhe formacionin zyrtar me të cilin do të nis ndeshjen.

Tek skuadra nga Gjilani do të mungojnë, Ardian Cuculi dhe Bujar Shabani për shkak të kartonëve.
Me një fitore, skuadra e Dritës do të rimerrte kreun në renditjen tabelare duke lënë prapa skuadrën e Ballkanit dhe Prishtinës./IndeksOnline/