19:34 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

Drita reagon ashpër ndaj gjyqtarit pas ndeshjes me Trepça ’89

Drita ka barazuar 1-1 me Trepça ’89 në ndeshjen e xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës.

Kampionët në fuqi kanë reaguar ndaj referimit të dobët në këtë ndeshje, shkruan Indeksonline.

Ata e kanë quajtur skandaloz gjykimin e ndeshjes nga kryesori, Alban Shala.

Ky është reagimi i tyre i plotë:

FC DRITA NUK FITON KUR GJYKIMI ËSHTË TENDENCIOZ DHE SKANDALOZ

Sot është zhvilluar java e 28-të e ipko superligës së Kosovës, ku klubi jonë priti Trepqën 89 nga Mitrovica!

Edhe në këtë takim më të dalluarit ishin dyshja e gjyqtarëve Alban Shala me anësorin Granit Hyseni, të cilet sa herë që ndajnë drejtësin kur luan klubi jonë, jane të padrejtë ose të paaftë.

Nuk mund të thuash i paaftë kur gjyqtari i parë Alban Shala pretendon ta marr stemën e UEFA-së, por sigurisht është i padrejtë dhe tendencioz sidomos kunder klubit tonë FC DRITA, sepse nuk është hera e parë që i njejti na dëmton ne si klub!

Ndikoi direkt në eliminim nga Digitalb Kupa e Kosovës kundër KF Vllaznimit në Gjakovë, ndikoi direkt në xhiron e 19-të në humbjen në Mitrovicë kunder Trepqës 89, gjithashtu edhe sot ku vetëm gjyqtarë nuk ishte.

Edhe gjyqtari i dytë Granit Hyseni, vetëm veprimet e lojtarëve tanë i vëren, ndërsa nga një distancë shumë e vogël, nuk e vëren që topi ndalet në zonën e 16shit me dorë nga lojtari i Trepqës 89, dhe nuk e sinjalizon për penalti! Nuk kish qenë i rastësishëm edhe goli nga pozita jashtëlojes në xhiron e 24-të ku ekipi i Ferizajt shënon gol nga nje pozitë jashtloje prej 2metra e i njejti gjyqtar e pranon golin.

Klubi jonë, edhe pse tashmë është në vendin e 4-të dhe është e qetë në kampionat, nuk mund të rri indiferent ndaj këtyre veprimeve të padrejta nga njerëzit të cilet duhet të jenë shembull për drejtësi!