Drita reagon pas shumë lajmeve në lidhje me transferimet: Emri i klubit po lakohet shumë, s’jemi në kontaktë me asnjë lojtarë

Gjatë këtij muaji klubi i Dritës është lidhur me transferimin e disa lojtarëve.
Në lidhje me këtë gjë, Indeksonline ka kontaktuar me drejtorin e Dritës, Valon Zymberi.
Ai foli për thashethemet e fundit se Drita është në kërkim të futbollistit të Laçit, Taco Franca.
“Jo nuk ka asgjë të vërtetë as nga ky lajm”, u shpreh ai.
Zymberi shtoi se klubi i Dritës për momentin nuk është në bisedime me asnjë futbollist.
“Mendoj se në kohën e afatit kalimtar, emri i klubit FC DRITA do të lakohet shumë. Disa i bëjnë me qëllime të caktuara, por ne si klub nuk jemi në kontakt me asnjë lojtar dhe për asnjë emër te mundshëm nuk duhet të bazoheni ne thashetheme, sepse do të jemi ne ata që për çdo lëvizje apo kontakt do t’i njoftojmë futbolldashësit përmes faqes zyrtare të klubit”, u shpreh Zymberi./Indeksonline/