Drita rikthehet në krye të Superligës, mposht Llapin
Drita ka arritur të rikthehet si lidere e Superligës.
Ata mposhtën Llapin me rezultatin 0-2, me ndeshjen që u zhvillua në stadiumin e Ramiz Sadikut në Prishtinë.
Fokusi i Dritës tashmë do të jetë Celje, të cilët “Intelektualët” do të tentojnë të përmbysin rezultatin.
Drita, ngjitet në vend të parë me 38 pikë, ndërsa Llapi e 7-ta me 22 pikë./IndeksOnline/

