75 Mall Live Search
17:01 / E Diele, 20 Prill 2025 / G T

Drita sa më afër titullit, fiton në Suharekë

Skuadra e Dritës ka shënuar fitore ndaj Suharekës me shifrat 1:2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Superligën e Kosovës.

Golat për ekipin e Zekirija Ramadanit i shënuan: Denys Kostyshyn dhe Rron Broja, shrkuan Indeksonline

Të vetmin për vendasit e shënoi Eneid Kodra në minutën e 42’të.

Me këtë fitore, Drita shkon në kuotën e 66 pikëve në pozitën e parë dhe po i afrohet titullit kampion.

Kurse Suhareka rrezikon rënjan nga Superliga e Kosovës. Ata kanë 33 pikë në pozitën e parafundit./Indeksonline/