Drita shënon fitore në miqësoren e fundit në Antali, mposht ekipin nga Ukraina

Me golin e Kastriot Rexhës, Drita ka shënuar fitore në duelin kundër ekipit ukrainas Minaj.
Për kampionin aktual të Kosovës kjo ishte fitorja e parë, pas 4 humbjeve që pësoi në Antali.
‘Intelektualët’ ishin mposhtur nga Prishtina në Superkupën e Kosovës, pastaj humbën në miqësoret kundër Chayka, Nizhny Novgorod dhe Vorskla.
Drita këtë javë do të përfundojë përgatitjet në Turqi.
/Indeksonline/