75 Mall Live Search
14:58 / E Shtunë, 22 Shkurt 2025 / L A

Drita shënon fitoren e rradhës, i largohet 10 pikë Ballkanit

Ka përfunduar ndeshja e javës së 21-të në Albi Mall Superliga mes Dritës dhe Suharekës.

Drita, arriti fitoren e rradhës ndaj Suharekës, ku e çoi në 10 pikë distancën me pikë me vendin e dytë, Ballkanin.

Golat u realizuan nga Krasniqi në minutën e 24-të dhe Broja në minutën e 63-të.

Me këtë fitore Drita, mbetet në krye të tabelës me 47 pikë, ndërsa Suhareka në pozitën e 6-të me 26 pikë./IndeksOnline/