Drita shkatërron Gjilanin, hat-trick nga Simonovski

Drita e ka fituar derbin më të zjarrtë në futbollit Kosovar në kuadër të javës së shtatë në AlbiMall Superligën e Kosovës.
Bardhëkaltrit fituan ndaj Gjilanit me rezultat të thellë 4:0, ndeshje e cila u luajt në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, shkruan IndeksOnline.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultat 3-0 për skuadrën e Dritës.
Blend Baftiu zhbllokoi rezultatin e ndeshjes në minutën e 37-të.
Marko Simonovski shënoi dy golat e tjerë pë Dritën në fundin e pjesës së parë.
Fillimisht shënoi në minutën e 44-të e pastaj në 45+6.
Simonosvski kompletoi ”hat-trickun” në përballjen ndaj Gjilanit në minutën e 68-të.
Golin e nderit për skuadrën e Gjilanit e shënoi futbollisti Baton Zabërgja në minutën e 79-të.
Pas kësaj fitore, Drita ka rrëmbyer edhe vendin e parë në AlbiMall Superligën e Kosovës duke grumbulluar 14 pikë nga gjashtë ndeshje të zhvilluara.
Në anën tjetër, Gjilani ka mbetur në kuotën e 14 pikëve dhe tani radhitet në pozitën e dytë të tabel./IndeksOnline/