Drita shkon në pushim me dy gola epërsi ndaj Prishtinës së Re
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Drita – Prishtina e Re, e vlefshme për xhiron e 23-të të Superligës.
Skuadra gjilanase ka shkuar në pushim me epërsi prej dy golave, pasi rezultati pas 45 minutave lojë ishte 2-0.
Albert Dabiqaj dhe Liridon Balaj shënuan golat për ”Intelektualët”./IndeksOnline/

