75 Mall Live Search
12:50 / E Mërkurë, 05 Nëntor 2025 / G T

Drita shtynë ndeshjen me Prishtinën për një arsye interesante

Skuadra e Dritës ka shtyrë ndeshjen ndaj Prishtinës, në Superligë, që ishte e paraparë të zhvillohet të hënën.

Arsyeja është se skuadrës nga Gjilani i ka ardhur ftesa për dy lojtarë për ndeshjet ndërkombëtare, shkruan Indeksonline

Bëhet fjalë për Faton Malokun, që është ftuar për ndeshjet e Kosovës dhe për Ibrahim Salfiu që është ftuar te Kombëtarja e Beninit.

“Klubi Drita u uron suksese të dy lojtarëve tanë në përfaqësimin e vendeve të tyre dhe do të njoftojë me kohë për datën e re të zhvillimit të ndeshjes”, shkruhet në njoftimin e klubit.

May be an image of soccer, football and text that says '47 47 19 IPKO DRITA MTRINORA4 ValonAG #valon AG, DRITA NORA4 NORA &Valon NJOFTIM SHTYHET NDESHJA DRITA VS PRISHTINA สบุ KRENARIAEQYTETIT KRENARIA EQYTETIT'