15:01 / E Premte, 28 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Drita, shumë e fortë për Drenicën

Drita ka shënuar fitore në kuadër të javës së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll ndaj Drenicës.

Gjilanasit triumfuan me rezultat 4:1 ndaj ekipit drenicak, shkruan Indeksonline.

Dy golat e Kastriot Rexhës dhe një tjetër i Haxhimusës ia dhanë epërsinë e trefishtë Dritës në pjesën e parë.

Krejt çfarë bën Drenica ishte goli i nderit i realizuar me kokë. Drenica ishte goli i nderit i realizuar me kokë nga Alban Shillova.

Në fund, ishte Izair Emini që realizoi golin e katërt për vendësit dhe vendosi epilogun e këtij takimi./Indeksonline/