Drita, skuadra më e mirë e vitit, Trepça’89 skuadra më fair-play
Ka vazhduar ndarja e çmimeve në ceremoninë e më të mirëve të vitit në Kosovë nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Tutje, klubi më i mirë kosovar është shpallur Drita, pas triumfit historik sezonin e kaluar, duke e fituar titullin kampion dhe Superkupën.
Drita la mbrapa rivalët si Feronikeli dhe Prishtina për ta fituar titullin, teksa mori pjesë edhe në Champions League, transmeton IndeksOnline.

Në vazhdim, Trepça’89 është shpallur si skuadra më fair-play e vitit në Superligë, kursa gjyqtari më i mirë, si zakonisht, Genc Nuza.
Presidenti i Feronikelit, Naser Rama, ndërkohë, u shpallë ”Punëtori i Vitit” në futbollin kosovar pas punës së jashtëzakonshme këtë vit.
Kurse, në kategorinë e femrave, Edona Kryeziu, futbollistja e KFF Mitrovica, u shpallë më e mira e këtij viti./IndeksOnline/
