75 Mall Live Search
07:57 / E Enjte, 11 Dhjetor 2025 / G T

Drita sonte e ka testin më të vështirë në Conference League, e pret në “Fadil Vokrri” AZ Alkmaarin

Skuadra kosovare, FC Drita sonte luan ndeshjen e parafundit të fazës së ligës në Conference.

Drita e pret në shtëpi ekipin e AZ Alkmaarit, që është edhe testi më i vështirë i këtij sezoni në garat e UEFA-s, shkruan Indeksonline

No photo description available.

Nga ora 18:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet kjo ndeshje tejet interesante.

Drita është në pozitën e 8-të me 8-të pikë të grumbulluara dhe në rast të një fitoreje të mundshme e siguron kualifikimin për në raundin tjetër.

Kurse AZ Alkmaar ka grumbulluar gjashtë pikë në katër ndeshje dhe gjendet në pozitën e 20-të./Indeksonline/