75 Mall Live Search
13:03 / E Shtunë, 23 Mars 2024 / Gj. Sh

Drita sot luan ndeshje miqësore kundër skuadrës zvicerane

Kur jemi në pushimin e kombëtarev, këtë fundjavë nuk do të ketë ndeshje futbolli në Superligën e Kosovës.

Por skuadra e Dritës, ka shfrytëzuar këtë pushim për të zhvilluar një ndeshje miqësore, shkruan IndeksOnline.

”Intelektualët” do të përballen me skuadrën zvicerane, FC Aarau.

Ndeshja zhvillohet në ”Stadion Brügglifeld” në Aarau, më fillim nga ora 16:00.

Kjo do të jetë një test i rëndësishëm për Dritë, në prag të përfundimit të kampionatit, ku skuadra nga Gjilani është në garë për titullin e kampionit./IndeksOnline/