75 Mall Live Search
11:01 / E Premte, 02 Gusht 2019 / indeksADMonline

Drita sot zhvillon ndeshjen miqësore ndaj ekipit nga Qipro

Ekipi i Dritës po vazhdon përgatitjet para sezonit të ri të Superligës së Kosovës në futboll që do të fillojë më 17 gusht, shkruan Indeksonline.

FC Drita sot do ta zhvillojë edhe një ndeshje miqësore në mënyrë që të përgatitet sa më mirë për sezonin e ri ndaj ekipit nga Qipro Nea Salamis.

Ndeshja do të luhet në Sofje të Bullgarisë me fillim nga ora 16:30./Indeksonline/