75 Mall Live Search
08:15 / E Enjte, 22 Gusht 2024 / G T

Drita synon të bëjë dritë sot në UEFA Conference League

Skuadra e Dritës sot luan ndeshjen e parë të play-offit në UEFA Conference League ndaj Legia Warsawa.

Klubi nga Superliga e Kosovës nga ora 18:00 luan ndeshjen tejet të rëndësishme, shkruan Indeksonline

Takimi i parë mes klubit polak dhe atij kosovar zhvillohet në stadiumin “Wojska Polskiego”.

Kujtojmë që kush fiton në këto dy ndeshje, kualifikohet në fazën finale të Ligës së Konferencës – që do ishte hera e parë në histori për klubin nga Gjilani./Indeksonline/