Drita synon të bëjë histori në Ligën e Kampionëve, kërkon kualifikimin në Luksemburg

Sonte do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të raundit të parë në Ligën e Kampionëve.
Të gjithë sytë janë te kampioni i Kosovës, Drita, e cila do të synojë të mbrojë rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Differdanges.
Drita, kishte fituar në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-0 pas golit të Arb Manaj, në minutën e 74-t.
Në rast të fitores së sotme, “intelektualët” do të përballen ndaj gjigantit danez, Copenhagen si edhe mund të bëhet skuadra e parë kosovare që kalon në raundin e dytë të kualifikueseve të Ligës së Kampionëve.
Përveç Dritës edhe dy skuadrat e tjera shqiptare si Egnatia dhe Shkëndija, do të zhvillojnë ndeshjet e tyre të kthimit ndaj New Saints dhe Breidablik përkatësisht.
Kujtojmë se ndeshja Differdange-Drita si dhe Shkëndija-New Saints, do të zhvillohen sonte në orën 20:00, ndërsa ajo mes Breidablikut dhe Egnatias në orën 21:00./IndeksOnline/