Drita transferon futbollistin e Kosovës

Drita ka transferuar futbollistin Alimr Ajzeraj nga Skënderbeu.
Skuadra gjilanas ka njoftuar se ka siguruar shërbimet ish-futbollistit të Kosovës U21.
Ky është njoftimi i tyre:
Almir Ajzeraj bashkohet me ne!
Klubi jonë FC DRITA sot ka arritur marrëveshje me lojtarin e talentuar Almir Ajzeraj!
Ajzeraj ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë dhe do të jetë një ndihmesë e madhe për klubin tonë drejt qëllimeve tona!
Ajzeraj më parë ka qenë pjesë e Kosovës U21 dhe e klubeve Kosovare si Flamurtari, Ballkani dhe së fundmi ka qenë pjesë e Skenderbeut të Korçës!
Mirë se vjen Almir!
