Drita transferon Tun Bardhokun, përforcimi i 9-të i kësaj vere

Drita ka qenë jashtëzakonisht aktive në këtë afat kalimtar.
Ish kampioni i Kosovës sot ka arritur marrëveshje me mesfushorin Tun Bardhoku.
Pas 2 vitesh te Prishtina, gjakovari ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Gjilan, shkruan Indeksonline.
Në këtë afat kalimtar Drita ka transferuar këta futbollistë: Përparim Islami, Arbnor Muja, Muharrem Jashari, Marko Simonovski, Prince Balde, Almir Kryeziu, Agim Zeka, Rron Broja.