Drita – Trepça ’89, shënohet goli i parë

Drita ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Trepça ’89.
Golin e parë për kampionët në fuqi e shënoi Betim Haxhimusa në minutën e 59-të të ndeshjes.
Ai realizoi disa minuta pasi u inkuadrua në ndeshje.
Ndeshja Drita – Trepça ’89 është në kuadër të javës së dytë të Superligës së Kosovës. /IndeksOnline/