75 Mall Live Search
16:07 / E Martë, 27 Tetor 2020 / OSH

Drita vazhdon me fitore, e mposhtë me vështirësi Arbërinë

Klubi i Dritës ka arritur të mposhtë Arbërinë me rezultat 0:1.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në fund të pjesës së parë, ku Bujar Shabani shfrytëzoj për mrekulli tollovinë në zonën e Arbërisë, transmeton Indeksonline.

Arbëria pati rastet e saja por nuk arriti të barazoj rezultatin edhe pse u munduan deri në fund.

Drita kishte mundësi ta dyfishonte epërsinë, por nuk u treguan të saktë para portierit, Donat Kaçiu./Indeksonline/