Drita vazhdon me fitore, mposht Feronikelin ’74 dhe afrohet më shumë me titullin

Skuadra e Dritës ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës.
”Intelektualët” sot arritën ta mposhtin në udhëtim skuadrën e Feronikelit ’74, me rezultat 0-1, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Arb Manaj në minutën e 45-të.
Me këtë fitore, Drita po afrohet më shumë drejt titullit kampion, ku ka shkuar në kuotën e 60 pikëve, plot 16 pikë para Ballkanit.
Në anën tjetër, Feronikeli ’74 është e fundit në tabelë, me 14 pikë./IndeksOnline/