75 Mall Live Search
22:56 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / Gj Sh

Drita vazhdon të shkruaj historinë, kalon në fazën e eliminimit direkt të Conference League

Drita po vazhdon të shkruaj historinë në garat evropiane, duke u bërë skuadra e parë kosovare që siguron fazën e eliminimit dirket në Conference League.

Kampioni i Kosovës ka hyrë në mesin e 24 skuadrave më të mira, duke u kualifikuar në 1/16 e finales, shkraun IndeksOnline.

Pavarësisht humbjes së sotme 3-0 nga Rayo Vallecano, Drita u rendit në vendin e 20-të në tabelë, me 8 pikë të grumbulluara.

Intelektualët patë paraqitje dinjitoze këtë sezon, ku shënuan dy fitore, ndaj Shelbourne dhe Shkëndijës, barazuan me Kups dhe Omonia, derisa pësuan humbje nga AZ Alkmaar dhe Rayo Vallecano.

Ky është një sukses historik për Dritën dhe futbollin kosovar./IndeksOnline/