75 Mall Live Search
19:38 / E Premte, 16 Janar 2026 / Gj Sh

Drita zyrtarizon transferimin e talentit 18-vjeçar

Drita ka filluar përforcimet për sezonin pranveror.

Skuadra gjilanase ka njoftuar transferimin e talentit 18-vjeçar, Oniks Grezda, shkruan IndeksOnline.

Grezda ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë, e vlefshme deri në vitin 2028.

”Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se futbollisti Oniks Grezda ka firmosur kontratë me klubin tonë, deri në vitin 2028.

Oniksi ka vendosur t’i besojë projektit të klubit tonë për hapin e radhës në karrierën e tij.

Për finalizimin e këtij transferimi, klubi jonë fillimisht është dakorduar për kartonin e lojtarit me klubin e FK Kukësi të cilin klubi ynë e falënderon për bashkëpunimin dhe për këtë marrëveshje mes dy klubeve.”, thuhet në njoftimin e klubit./IndeksOnline/