14:04 / E Premte, 09 Qershor 2023 / B O

Drita zyrtarizon yllin e Ballkanit

Drita sapo e ka bërë zyrtare nënshkrimin me mbrojtësin e deritanishëm të Ballkanit, Astrit Thaçin.

Ka qenë presidenti Valon Murseli ai që ka prezantuar mbrojtësin e krahut.

“Kemi knaqësin të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me mbrojtësin Astrit Thaqi.
Sot në ambientet e klubit, Thaqi është pritur nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i ka uruar mirëseardhje në familjen bardh e kaltër dhe ku kanë nënshkruar kontratë dyvjeqare me klubin.
Thaqi ka përvojë të gjatë në superligë si dhe në arenën ndërkombëtare.
Astriti është paraqitur për shumë skuadra kosovare dhe së fundmi ishte pjesë e KF Ballkani
Mirë se vjen Astrit” thuhet në njoftimin e Dritës./Indeksonline/