10:41 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / OSH

Dritan Abazoviq, feston ditëlindjen duke qenë njëri ndër liderët më të rinj në botë

Shqiptari Dritan Abazoviq, sot ka festë. Ai bëhet 35 vjeç. Në këtë ditëlindje të tij, Abazoviqi ka thënë se ky ishte një vit i jashtëzakonshëm në të gjitha mënyrat, transmeton IndeksOnline.

Dhe ndryshe s’kishte si të ishte,. Ai me koalicion e tij “E Zeza mbi të Bardhën”, ka arritur të korr sukses në zgjedhjet në Mal të Zi, duke u bërë edhe zëvendëskryeministër i shtetit fqinj.

“Një vit i jashtëzakonshëm në të gjitha mënyrat e mundshme. Vazhdoni të buzëqeshni dhe të jeni optimist. Faleminderit të gjithëve për urimet”, ka shkruar Abazoviqi në Facebook.