Dritat dhezë në mesnatë te FC Prishtina, pazaret për trajnerin e ri
Prishtina po kërkon një trajner të ri pas largimit të Mirel Josës nga udhëheqja e skuadrës.
Në këto orë të vona, presidenti i klubit Remzi Ejupi është takuar me trajnerin Bylbyl Sokoli.
Indeksonline ka siguruar fotografi të takimit që po zhvillohet në zyrat e skuadrës te stadiumi “Fadil Vokrri”.

“Profa” është përmendur si zëvendësuesi i mundshëm i Josës.
Mirel Josa u largua nga Prishtina pas dy vitesh ku fitoi vetëm Kupën e Kosovës.
Në dy ndeshjet e para në kampionat, Prishtina ka vetëm një pikë, ku ka barazuar me Flamurtarin dhe ka humbur nga Feronikeli. /IndeksOnline/
