Dritë misterioze shfaqet mbi aeroportin e Heathrow (Video)
Pamje misterioze janë kapur në qiellin e aeroportit Heathrow, vetëm disa sekonda para se një aeroplan të ateronte.
Skenat dramatike tregojnë disa drita misterioze duke lëvizur me shpejtësi drejt shtëpive të kësaj rrethine, para se të ndalet ndriçimi i tepërt i saj, pak para se një avion të futet në pamjet e kameras, transmeton Indeksonline.
Nuk dihet nëse kjo “dritë” është ndonjë meteor ose hyrja në atmosferë e ndonjë send tjetër të panjohur të mbeturinave të hapësirave.
Gjithashtu është e paqartë saktësisht se sa është larg kjo “dritë” dhe sa afër mund të ketë pas avionin./Indeksonline/