75 Mall Live Search
18:01 / E Enjte, 04 Shtator 2025 / H F

“Dritë për komunat”, AAK zbulon sloganin e zgjedhjeve

“Dritë për komunat”, ky është slogani i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për zgjedhjet komunale që do të mbahen më 12 tetor.

I pari i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj ka thënë se ky është mesazhi që do t’i udhëheqë drejt fitores, transmeton IndeksOnline.

Njoftimi i tij i plotë:

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Aleancës, bashkë me kryetarët e degëve, aprovuam sloganin për zgjedhjet lokale të 12 Tetorit: “Dritë për Komunat”. Ky do të jetë mesazhi që do të na udhëheqë drejt fitores.

Në këtë frymë u caktuan edhe oraret e tubimeve zgjedhore nëpër komuna, duke u përgatitur për një fushatë gjithëpërfshirëse dhe fituese. Po ashtu, u zhvillua një diskutim i gjerë mbi zhvillimet politike në vend dhe rrugën që kemi përpara.

Me numrin 174, Aleanca do të sjellë dritë e zhvillim për secilën komunë të vendit!