75 Mall Live Search
08:38 / E Diele, 04 Janar 2026 / b l

Dritëro Arifi: Marrëveshja e Brukselit, obligim i pashmangshëm për Kosovën

Dritëro Arifi, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare ka deklaruar se Marrëveshja e Bruskelit dhe Aneksi i Ohrit janë të ratifikuara brenda institucioneve të BE-së.

Në “Info Magazinë” në Klan Kosova, Arifi tha se marrëveshja ligjërisht e obliguar për Kosovën dhe Serbinë, është e pashamangshme për të dyja shtetet, dhe sipas tij, çdo vonesë vetëm shkakton humbje.

“Këto kanë qenë gjëra të paraplanifikuara, po flasim për vitin 2025 që shumica e vendeve të Ballkanit Perendimor ka marrë pagesat e para, Kosova i ka 61 milion, por për shkak të bllokadës politike ne nuk jemi në agjendën e BE-së në planin e rritjes”.

“Duhet në mënyrë rapide që të votohen dy marrëveshjet me BE-në që të fillojë riprogramimi i mjeteve për Kosovën, jemi shumë vonë, dhe mund t’i humbin disa mjete që janë me afate te kufizuar”.

“Është edhe fondi i Investimeve për Ballkanin perëndimor dhe aty 7 milionë Kosova veç i ka humbur për shkak të masave kufizuese”.