18:43 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / indeksADMonline

Dritës po i ‘buzëqesh’ titulli, Prishtina e Ballkani lëshojnë pikë

Prishtina nuk ka arritur të shënoj fitore sot kundër Llapit në Podujevë.

Llapjanët arritën që të nxjerrin një barazim në ‘Zahir Pajaziti’. Ndeshja përfundoi 1:1, transmeton Indeksonline.

Për Prishtinën shënoi Januzi në minutën e 25-të, kurse për Llapin shënoi Zhdrella në minutën e 52-të.

Gabim në garën për titull bëri edhe Ballkani. Ata barazuan në udhëtim kundër Ferizajt me rezultat 1:1.

Për skuadrën nga Suhareka shënoi Prekazi, kurse për Ferizajn shënoi Krasniqi në minutën e 79-të.

Nga këto dy barazime ka përfituar shumë lideri i Superligës, Drita. Ata tashmë katër pikë diferencë nga Prishtina e Gjilani që janë në pozitat 2 dhe 3, ndërsa është pesë pikë largë Ballkanit që ka 50 pikë.

Me barazim ka përfunduar edhe ndeshja mes Feronikelit dhe Drenicës. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 0:0./Indeksonline/