75 Mall Live Search
20:32 / E Mërkurë, 01 Tetor 2025 / Z S

Driton Bardheci i AAK-së reagon ndaj deklaratave të Sokol Bashotës: Shpifje dhe gënjeshtra

Driton Bardheci, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Klinës, ka reaguar publikisht pas një deklarate të kandidatit të PDK-së, Sokol Bashota, dhënë në një emision televiziv, ku sipas Bardhecit, janë bërë shpifje në drejtim të familjes së tij.

Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, Bardheci thekson se dy anëtarë të familjes së tij, të cilët janë përmendur nga Bashota, janë të punësuar në institucione komunale shumë vite para se ai të emërohej si drejtor.

Reagimi i tij i plotë:

Mbrëmë, në një emision televiziv, kandidati i PDK-së Sokol Bashota, ka shpifur ndaj familjes time.

Dy të punësuar të familjes time, të apostrofuar nga Ai, janë të punësuar disa vite para emërimit tim si drejtor!

Kaq sa i perket kësaj gënjeshtre!

Prof. Dr. Zenun Elezajn dhe Sokol Bashoten i njeh Klina mirë.

Sokol Bashota në vitin 2009 është bërë dhunshëm kryetar i Komunës, me vota të krimit të organizuar dhe masakrës elektorale. Klina ende e mbanë mend këtë fakt!

Ndërsa, Zenun Elezaj me urtësinë e tij e udhëheq Komunën për dy mandate.

Midis urtësisë dhe krimit të organizuar, Klina edhe kësaj radhe ka me zgjedh urtësinë dhe profesionalizmin e Prof. Dr. ZENUN ELEZAJ.

Për shpifjet dhe sulmet ndaj familjes time e ftoj publikisht Sokol Bashotën që të distancohet dhe t’i demantoj këto shpifje dhe fyerje, përndryshe do të drejtohem me padi.

Drejtësia do të dënoj për shpifje, kurse me 12 tetor qytetarët e Klinës do të dënojnë ne kutitë e votimit.