75 Mall Live Search
14:15 / E Premte, 12 Shkurt 2021 / OSH

Driton Hyseni bën thirrje që qytetarët të dalin masivisht në zgjedhje

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Driton Hyseni, në ditën e fundit të fushatës parazgjedhore u ka bërë thirrje qytetarëve ta votojnë Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan IndeksOnline.

Hyseni tha se vota për LVV dhe për të është votë për vendin dhe për qytetarët e saj, po ashtu ai e vlerësoj këtë nder dhe përgjegjësi.

Ai tha se listë së LVV i prin Albin Kurti i cili e vlerësoj si një njeri të drejtë, të jashtëzakonshëm, të dijshëm e punëtor.

“Të dashur qytetarë, qytet pas qyteti, fshat pas fshati e takim pas takimi erdhëm në fund të fushatës parazgjedhore.

Sot në ditën e fundit të fushatës kur pak orë na ndajnë nga heshtja zgjedhore duhet që përzemërsisht të falendroj secilën e secalin për kohën që ndatë të bashkëbisedoni me ne, ishte një përvojë e jashtëzakonshme për mua.

Si asnjëherë më parë para jush keni një listë njerëzisht shumë të mirë të përgatitur profesionalisht e të gatshëm për të qenë pjësë e një ndryshimi të mëdha.

Siç e keni kësaj liste i prin një njeri i jashtëzakonshëm, i dijshëm, i drejtë dhe punëtor që tërë jetën ia kushtoj këtij vendi dhe qytetarëve të tij andaj ju bëjmë thirrje të dilni masivisht të votoni Lëvizjen Vetëvendosje dhe kandidatët e saj. Vota juaj për LVV dhe për mua është votë në interes të vendit dhe të qytetarëve, është nder dhe përgjegjësi, na priftë e mbara”, tha ai./IndeksOnline/