75 Mall Live Search
20:35 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / H F

Driton Hyseni betohet për herë të tretë si deputet: Kurrë nuk do ta harroj idealin e heronjve të lirisë

Driton Hyseni ka bërë betimin për herë të tretë si deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke premtuar se do të jap gjithçka nga vetja për të mirën e vendit dhe të kombit.

“Për herë të tretë, BETOHEM si deputet i Kuvendit të Republikës se do të jap gjithçka nga vetja ime për të mirën e Kosovës dhe të kombit tonë!BETOHEM, si ish-ushtar i UÇK-së, se kurrë nuk do ta harroj idealin për të cilin dhanë jetën Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe mijëra heronj të tjerë të lirisë!|”, ka shkruar mes tjerash ai, transmeton IndeksOnline.

Statusi i tij i plotë: