Driton Hyseni: Mon Balaj ra dëshmor për një Kosovë më të mirë

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Driton Hyseni, së bashku me një numër të madh të qytetarëve dhe anëtarëve të partisë ka bërë homazhe në 14 vjetorin e vdekjes së Mon Balajt, shkruan IndeksOnline.
Hyseni tha se Balaj ra dëshmor për një Kosovë më të mirë.

“Homazhe pranë varrit të dëshmorit Mon Balaj, i cili ra për një Kosovë më të mirë për të gjithë ne.
Lavdi Monit dhe gjithë heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!”, tha ai.

Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt nga Policia rumune e UNMIK-ut, 14 vjet më parë./IndeksOnline/

