Driton Hyseni: Synimet janë rritur tashmë, besojmë përmbi 60%

Kandidati për deputet në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni ka vazhduar edhe sot aktivitetet në kuadër të fushatës parazgjedhore.
Ai ka qëndruar në disa familje, ku ka marr përkrahjen e tyre për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Vazhdojmë pa ndalë për çdo mbrëmje për me arritë ndryshimin e madh. Synimet janë rritur tashmë, besojmë përmbi 60%”, ka shkruar Hyseni në profilin e tij në Facebook.
Hyseni ka numrin 106 në listën e VV-së./IndeksOnline/


