Driton Hyseni takon gastronomët llapjanë

Kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për deputet Driton Hyseni ka nisur ditën duke takuar kamerierët e kafeneve dhe restoranteve të Podujevës.
Ai ka thënë se kushtet dhe të drejtat e tyre në punë do të jetë prioritet për Qeverinë e Kurtit II.
“Një kafe me disa nga kamarierët e kafeneve dhe restoranteve të Podujevës, ata që me shërbimin e mrekullueshëm na bëjnë të ndihemi komodë(rehat) përherë.
Kushtet e punës edhe të drejtat e tyre në punë do të jenë prioritet i qeverisjes së ardhshme.
KREJT DHE DREJT”, ka shkruar Hyseni në rrjetin social Facebook
Postimi i plotë i tij: